Rikthehen fadromat te “Bregu i Lumit”, policia pengon ish deputetët e PD të afrohen

Rritet sërish tensioni në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet, ku banorët protestojnë për shembjen e banesave të tyre që do të mundësonin vazhdimin e punimeve për Bulevardin e Ri.

Pas tensionit të djeshëm fadromat dhe forcat e rendit ishin tërhequr, por sot në mëngjes, edhe pse në kushte të vështira të motit, forca të shumta të policisë kanë rrethuar perimetrin e punimeve.

Mësohet se disa eksponentë të Partisë Demokratike ndodhen në zonë, madje sipas disa filmimeve ata duket sikur janë konfliktuar me forcat e rendit që i pengojnë të afrohen më shumë, mes tyrë Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu.

Shkarkoni aplikacionin e A2