Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

SPAK në “sitë”, kandidatët dorëzojnë dokumentet

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 21:27 | Aktualitet
SPAK në “sitë”, kandidatët dorëzojnë

25 prokurorë, të cilët pretendojnë të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme të hetimit, janë paraqitur sot përpara Komisionit të Posaçëm të vlerësimit me dosje konkrete.

Mes tyre është dhe kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila duket se e ka fituar betejën me Komisionerin Publik në Kolegjin e Apelimit. Prela pretendon kreun e SPAK, ndërsa vettingu për të e ka dhënë fjalën e fundit.

Dosje konkrete dhe dokumente që vërtetojnë volumin e punës së gjithsecilit, mënyrat e hetimit dhe çështje të bujshme janë e fundit provë që kalojnë në sitë nga Komisioni i Vlerësimit pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Brenda muajit qershor, KLP duhet të dalë me një vendim për ngritjen e strukturës së re, e cila pritet të hetojë politikanët dhe zyrtarët e përfshirë në krime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani