Spektakël anglez në Champions, Tottenham thyen City-n, Liverpool bën detyrën ndaj Portos

Edhe pse me një rezultat të ngushtë 1-0, Tottenham mori një fitore të madhe në ndeshjen e parë ndaj Manchester City-t në Champions League.

Në një takim spektakolar, me ritëm të lartë e raste të shumta, Aguero humbi një penallti për skuadrën e drejtuar nga Guardiola, ndërsa Son ishte njeriu i ndeshjes, duke realizuar golin e vetëm të takimit në minutën e 78-të.

Me këtë fitore, Tottenham bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit edhe pse Manchester City ka edhe 90 minuta për të përmbysur këtë humbje.

Ndërkohë, Liverpooli mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Portos në “Anfield”, me dy gola të realizuar në pjesën e parë. Fillimisht ishte Keita që realizoi, ndërsa në minutën e 26-të, braziliani e vulosi rezultatin në 2-0.