Bumçi zbulon takimin me Palmer: Ishte në dijeni të situatës së rëndë të vendit

Mathew Palmer erdhi në Tirane jo për të zgjidhur krizën, të paktën kështu deklaroi ai vet. Zhvilloi takime me aktorët më të rëndësishëm politikë në vend dhe u largua me në sfond një super grabitje në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili dje ishte më shumë se kurrë në masa të rrepta sigurie.

Edhe pse vëmendja është zhvendosur te kapja e autorëve të super grabitjes, kriza politike është ulur këmbëkryq dhe nuk duket se do ta zgjidhë së afërmi ndonjë zyrtar i huaj. Opozita do të dalë sërish në protestë në datën 13 prill më fuqishëm se kurrë, siç thonë liderët e saj, ndërkohë që sipas tyre, shteti ka rënë dhe ata janë shumica.

Për të folur për takimet e Palmer në Tiranë, por edhe për marrëdhënien e ndërlikuar të opozitës me ndërkombëtarët ishin të ftuar në “A2 Debat” Aldo Bumçi nga Partia Demokratike dhe Ilir Yzeiri, gazetar e analist.

“Kriza e rëndë ishte tema e diskutimit që u zhvilluar rreth një orë me zotin Palmer. Sot partnerët kanë një pamje të qartë, të vërtetë, të gjendjes aktuale të Shqipërisë. Këtë e ka treguar raporti i fundit t DASH. Analiza e këtij raporti është 100 përqind ajo që ne themi. Sigurisht që nuk prisnim që Palmer të deklaronte që qeveria është jo legjitime. Por ne shikojmë se kemi rezonancë për situatën dhe kjo del edhe nga jo bisedë rreth një orë me zotin Palmer. Ne nuk i kërkuar zyrtarit amerikan të bënte negociatorit. Ai nuk kishte ardhur për këtë arsye. Ishte një takim për të dhënë një pikëpamje më të qartë, por ai kishte dijeni dhe informacion se çfarë ka ndodhur në Shqipëri. Ai ishte në dijeni të situatës së rëndë ku është vendi”, tha Aldo Bumçi.

Ndërkohë, Yzeiri veçoi dy mesazhe të Palmer në vendin tonë. “Zyrtari amerikan la dy mesazhe shumë të rëndësishme. Ai tha se reforma në drejtësi po ecën shumë mirë dhe ne jemi të kënaqur me këtë. Mesazhi i dytë kishte lidhje me Rusinë. Për herë të parë një zyrtar i lartë amerikan lëshon një mesazh të fortë nga Tirana në lidhje me Rusinë. Ai tha se ne jemi të kënaqur pasi me Shqipërinë Rusia e ka të vështirë të gjejë tragetin e saj dhe kjo i shkon për meritë qeverisë dhe si vërejtje Presidentit të vendit. Para pak kohësh, ai tha se nuk ka asnjë te keqe… se po demonizohet Rusia. Kjo ishte edhe si përgjigje për Presidentin Meta”, u shpreh Yzeiri.

Shkarkoni aplikacionin e A2