Deputeti më i ri: Duhet kufizuar plotfuqia e “perandorëve” partiakë

I ftuar në A2, deputeti më i ri në Parlament, Andi Përmeti rrëfen objektivat dhe arsyet që e kanë shtyrë të pranojë mandatin. Përmeti thotë që në politikë dhe në strukturat e Partisë Demokratike nuk është katapultuar, por “është rritur aty, nga viti 2003”, duke marrë edhe vende drejtuese në FRPD-në e qarkut e Korçës, që tani do të përfaqësojë.  

Sipas Përmetit, objektivi i tij do të jetë kontributi në reformimin e sistemit elektoral, “e keqja e madhe e vendit” sipas tij, sepse prodhon “ perandorë partiakë të plotfuqishëm në parcelat e tyre”. Liderët e partive kryesore duhet të kufizojnë pushtetin, dhe ky kufizim mund të bëhet vetëm në Parlament.

Kjo e ka shtyrë në vendimin që nga disa nuk është kuptuar dhe mbështetur, por shumë të tjerë e kanë shtyrë ta pranojë, “në mënyrë që nesër mos të ndërrohen vetëm qeveritë, por të ketë zgjidhje nga ky ngërç institucional”.   

Shkarkoni aplikacionin e A2