Grabitësi i vrarë, vëllai i Muratajt: Admiri ishte vegël

Në heshtje e mes lotësh, ajo ka pranuar se trupi i gjetur një ditë më parë në Tapizë i përkiste bashkëshortit të saj Admir Muratajt.

Trupi i të ndjerit është mbajtur për disa orë në morgun e spitalit për të kryer autopsinë. Një plumbë tejshpues në kokë ka qenë vdekjeprurës për një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në aeroportin e Rinasit.

Grabitja e miliona eurove nga avioni që ishte planifikuar të nisej drejt Vjenës u bë rreth orës 15:30, të
9 prillit, dhe nga përplasja me armë mbeti i vrarë njëri prej grabitësve që sot u konfirmua se ishte Admir Murataj. “Kam dy vite pa e parë, nuk di gjë, por di që ka patur probleme”.

Vëllai nuk pranon se Admir Murataj është organizatori i grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ndërsa pa frikë deklaron se ai kishte probleme me ligjin. “Organizatori nuk vritet, do interesohemi se kush janë shokët që e kanë lënë në rrugë. Ata që e kanë lënë në rrugë, Admirin. Organizatori ka ngelur i vrarë. Shokët nëse nuk i gjen policia do i gjejmë ne. Do interesohemi. Ai ishte një vegël”.

I vëllai e mohon duke thënë se ishte vetëm një vegël, ndërkohë që shumë detaje nga momenti i vrasjes
së tij është i mbuluar me mister. “Shokët do i njohim. Do interesohemi se kush janë. Ata që e kanë lënë në rrugë. Do e shohim sa organizator është ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet! Nuk dimë gjë për vrasjen, por dimë që shokët e kanë lënë aty”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2