Grabitja në aeroport bën jehonë në mediat ndërkombëtare

Grabitja e ndodhur të hënën në aeroportin “Nënë Tereza” ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.

“Grabitja në aeroportin e Shqipërisë, persona të armatosur vjedhin 2.5 milion euro nga avioni austriak”, është titulli i britanikes “The Gurardian”.

Ndërsa tregon dinamikën e ngjarjes, media pohon se bankat e huaja që operojnë në Shqipëri dërgojnë valutat e qëndrueshme drejt Vjenës pasi Banka Qendrore e Shqipërisë nuk i pranon depozita të tilla.

“Vritet një person i armatosur gjatë grabitjes në Shqipëri”, shkruan BBC. Prestigjiozja britanike thotë se shuma e parave të vjedhura nuk është përcaktuar. BBC kujton se përgjatë viteve të fundit grabitje të ngjashme kanë ndodhur në aeroportin qe mban emrin e shenjtores “Nënë Tereza”.

“Një i vrarë gjate super grabitjes në aeroportin shqiptar”, pohon Reuters, ndërsa Express shkruan se paratë vjedhura ishin 8.5 mln paund.

“Daili Mail” thotë se agresorë të armatosur grabitën 10 milion euro nga avioni që do të nisej drejt Vjenës, ndërsa shton se një operacion i madh policor po zhvillohet për kapjen e hajdutëve në arrati.

“Goditje prej 10 milion eurosh në aeroportin shqiptar”, thotë italiania “Il Fato Quottidiano”, ndërsa “Corriere della Sera” pohon se grabitja prej miliona eurosh thekson për herë të dytë në pak vite sigurinë e dobët rreth perimetrit të aeroportit të vetëm të shtetit ballkanik.