Grabitja në Rinas, konfirmohet identiteti i viktimës

Familjarët e Admir Muratajt kanë konfirmuar se është Admir Murataj personi i vrarë një ditë më parë në përplasjen me policinë pas grabitjes brenda Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Vëllai i Admir Muratajt ka konfirmuar për A2 CNN se bëhet fjalë për Admirin, ndërsa bashkëshortja e tij, gjithashtu e pranishme në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka dalë në lot nga godina pasi ka bërë identifikimin e bashkëshortit të saj. Edhe Instituti i Mjekësisë ligjore ka konfirmuar

Ndërkohë, kontrolle të shumta po ushtrohen në zonën e Tapizës por edhe në Fushë-Kuqe, ku po përdoret edhe helikopteri i Policisë pasi dyshohet që disa prej grabitësve të tjerë fshihen në atë zonë. Kjo, për shkak se mbrëmjen e djeshme është gjetur edhe një tjetër makinë në zonë, që mendohet të jetë përdorur nga autorët e grabitjes.