Grabitja në Rinas, Lleshaj: Banda ka marrë një goditje shkatërruese

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, reagoi për herë të parë për grabitjen e ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke kritikuar sjelljen dhe reagimin e kompanisë koncesionare që ka përgjegjësinë për sigurinë fizike.

Ministri i Brendshëm paralajmëroi marrjen e masave ligjore kundrejt koncesionarit që sipas tij, shpesh herë as nuk ka denjuar të kthejë përgjigje në korrespondencat që institucionet kanë shkëmbyer pas grabitjes së mëparshme të ndodhur në Rinas.

Megjithatë, ministri lavdëroi punën e policisë. “Falë punës dhe reagimit të shpejtë, autorët kanë lënë prova të shumta materiale, të cilat po regjistrohen. Falë reagimit të policisë, besohet që banda që edhe më parë ka kryer vepra të tilla, pas humbjes së një prej anëtarëve ka marrë një goditje shkatërruese”, tha Lleshaj në konferencë për shtyp.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN