Grabitja në Rinas, personi i vrarë dyshohet të jetë Admir Murataj

Sipas verifikimeve të para të policisë, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, kufoma e gjetur pas konfliktit me policinë në ngjarjet që kanë pasuar grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, mund të jetë ai i shtetasit Admir Murataj.

Emri i Muratajt nuk është i panjohur për drejtësinë dhe veçanërisht për prokurorinë e Krimeve të Rënda, që e akuzonte si kreu i grupit kriminal, që realizoi 3 grabitje të bujshme, 2 prej tyre pikërisht në Rinas dhe me një skenar të ngjashëm.

Në grabitjen e djeshme, persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikovë dhe granata mundën të depërtojnë në pistë duke marre thasët e parave që do të transportoheshin me avionin e Austrian Airlines.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrare dhe një prej grabitësve, që dyshohet të jetë pikërisht Adimir Murataj.