Kukësi rikthehet te fitorja, Kastrioti fiton betejën për mbijetesë ndaj Luftëtarit

Kukësi është rikthyer te fitorja me Ernest Gjokën në stol, duke mposhtur Laçin 0-1 me një supergol të shënuar nga Vesel Limaj.

Ndërkohë, një ndeshje dramatike është zhvilluar mes Kastriotit dhe Luftëtarit, ku fitues kanë dalë vendasit mes polemikave, ku fituam me një gol të shënuar me penallti në pjesën e parë, ndërsa në kohën shtesë Luftëtarit u anulua një gol.

Në sfidën e zhvilluar në fushën “Redi Maloku”, Kastrioti e kërkoi me ngulm golin dhe e gjeti atë në minutën e 26 kur Roger ktheu në gol një 11-metërsh, i cili rezultoi deçizivë për Kastriotin.

Pas këtyre dy takimeve, Kukësi e ngushton në 7 pikë diferencën me Partizanin e vendit të parë. Ndërkohë, për mbijetesë pritet të zhvillohet me të vërtetë një garë e nxehtë. Tashmë Kastrioti barazon Tiranën në kuotën e 30 pikëve, ndërsa Luftëtari ka 4 pikë më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN