Moody’s analizë për tarifat amerikane të automjeteve

Kompania e vlerësimeve financiare, “Moody’s”, deklaroi se tarifat për automjetet e importuara, që kërkojnë të vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të paraqesin një rrezik për rritjen ekonomike botërore.

Gjithashtu, kompania tha se këto tarifa do të pengonin vrullin ekonomik të Gjermanisë, Japonisë dhe Koresë. Ndërkaq, në raportin e “Moody’s” thuhet se zbatimi i mundshëm i tarifave të automjeteve nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk do të kishte edhe aq ndikim negativ në Kinë, pasi automjetet e eksportuara kineze u janë nënshtruar kufizimeve tregtare.

“Moody’s” analizoi se tarifat për automjetet dhe pjesët e këmbimit të importuara, që kërkohet të vendoset në Shtetet e Bashkuara do të ndikonin në të gjithë sektorët e industrisë së automjeteve në mbarë botën, që nga prodhimi dhe deri në shitje.