Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Një ditë pas grabitjes në Rinas, asnjë masë sigurie shtesë në aeroport

Nga A2 CNN
10 Prill 2019, 19:14 | Kronikë
Një ditë pas grabitjes në Rinas, asnjë masë sigurie

Një ditë pas grabitjes se miliona eurove në Rinas nuk ka asnjë masë shtesë sigurie. Madje edhe portat nga u futën dhe dolën grabitësit nga pista janë siguruar me zinxhirë që mund të këputen lehtësisht.

Ata liruan rrugën duke tërhequr zvarrë një platformë. Blloku i betonit është rikthyer në vend. Një ditë pas ngjarjes porta është siguruar me një zinxhir, këputja e të cilit do të ishte një lojë fëmijësh edhe për hajdutin më amator.

Masa sigurie shtesë nuk vihen re. Situata nuk ndryshon në portën nga dolën grabitësit. Punonjës policie, jo e jo. Reagimi i sigurisë së brendshme erdhi 10-15 minuta pasi grupi i xhirimit të A2 CNN po qëndronte pranë portës, ku kanë mbetur shenja të grabitësve.

Paraditja e së mërkurës e gjeti Rinasin në gjendje normaliteti. Objekti i rëndësisë së veçantë duket se nuk ka siguri të veçantë as pas grabitjes.

Policia e Shtetit përfaqësohet me dy mjete të pozicionuara pranë terminalit. Uniformat e tyre nuk duken kund tjetër.

Nëse reagimi shtetëror nuk do të jetë i duhuri edhe pas grabitjes së dytë brenda në pistë, nuk është çudi, që zinxhirët e portave të Rinasit të këputën edhe herë të tjera…

A2 CNN Livestream

Dita jonë