Prishjet për bulevardin e ri, banorët pa shtëpi në Breg të Lumit

Kanë kalur ditë-natën më të vështirë të jetës së tyre. I madh e i vogël nuk fshehin trishtimin për atë që i pret, si të pastrehët më të rinj të kryeqytetit.

Në skajin verior të Tiranës, në afërsi të bregut të lumit, tashmë kanë mbetur rrënojat e shtëpive të para të shembura. Zenepe Kovaçi qëndron mes gërmadhave të shtëpisë, e dorëzuar dhe e pa shpresë.

Ndërsa fqinjëve të saj, vëllezërve Muça, u është lënë dhe pak kohë për të hequr orenditë. Çatia është rrëzuar gjatë aksionit të së martës, ndërsa e gjithë shtëpia do të shembet gjatë javës.

Nuk pranojnë banesa sociale, por as nuk dinë ku të shkojnë. Të gjithë kursimet e jetës thonë se i investuan për këto shtëpi. Ankthi i shembjes së shtëpive ndihet në gjithë zonën. Të tjera banesa kanë radhën e shembjes.

Ndërsa banorët luten mos ndodhë sulmi i së martës me dhunë dhe gazlotsjellës pasi ka të moshuar dhe femijë.

38 shtëpi në këtë zonë janë planifikuar për t’u shembur, për të vazhduar ndërtimi i bulevardit të ri. E ndërsa për këto projekte thuhet se nuk ka kthim pas, askush nuk shprehet për fatin e të pastrehëve të rinj dhe as për premtimet e pa mbajtura të politikës për legalizimin e zonave infomale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN