Rikthehet kompensimi i naftës në bujqësi. Ministria shqyrton skemën

Ministria e Bujqësisë është e gatshme të bëjë subvencionimin e naftës për fermerët. Sipas zëvendësministrit Dhimitër Kote, ideja është propozuar nga grupet e interesit dhe ministria do t’ia paraqesë qeverisë për të bërë bilancet.

 Por më parë sipas tij, është e nevojshme që fermerët të regjistrohen me NIPT, si mënyra e vetme për të përfituar nga skemat mbështetëse.

Zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka nisur tashmë edhe shqyrtimin e aplikimeve nga skemat e programit IPARD. “Në tavolinë janë deri më tani deri në 50 milionë euro, të cilat kanë kaluar në IPARD për aplikim”, thotë Kote.

Skemat e mbështetjes fokusohen tek ujitja, mekanizimi, makineritë, ngritjen e serave, përpunimi, magazinimi, etj.