Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët takohen me Vucic

Nga A2 CNN
10 Prill 2019, 14:42 | Kosova
Zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët takohen me Vucic

Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua në Beograd me përfaqësues të komunitet serb në Kosovë. Ky zhvillim vjen pasi presidenti Hashim Thaçi caktoi datën 19 maj për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.

Takimi në pallatin “Serbia”, ku morën pjesë 137 përfaqësues të serbëve nga e gjithë Kosova, u zhvillua për të koordinuar qëndrimet me Beogradin zyrtar. Presidenti Vuçiç njoftoi pas takimit se gjatë ditës së sotme do të behet me dije nëse serbët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

 Presidenti serb gjithashtu akuzoi Kosovën dhe Shqipërinë se po punojnë për një bashkim mes tyre.

Zgjedhjet e parakohshme erdhën pasi kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviçit dhe Zveçanit dhanë dorëheqjen për shkak të taksës 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli