Arsenal thyen Napolin në 25′, Chelsea e Valencia, drejt kualifikimit

Arsenalit i kanë mjaftuar vetëm 25 minuta për të marrë një fitore të pastër 2-0 ndaj Napolit në ndeshjen e parë në Londër, të vlefshme për çerekfinalet e Europa League.

Pavarësisht këtij rezultati, ndeshja ishte e balancuar dhe italianët besuan se mund të shënonin të paktën një gol në këtë sfidë, por nuk ia arritën. Ancelotti hodhi nga minuta e parë në këtë ndeshje edhe mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Në ndeshjet e tjera Chelsea hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit, duke fituar 0-1 në tranfertë ndaj Slavias së Pragës. Po ashtu, Valencia fitoi 1-3 në fushën e Villarreal.

Ndërsa Benfita triumfoi në fushën e saj 4-2 ndaj gjermanëve të Frankfurtit, të cilën pjesën më të madhe të ndeshjes e luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me kartonin e kuq në minutën e 25-të të N’Dicka. Lojtari i kësaj ndeshje ishte Joao Felix, i cili realizoi 3 gola.

Shkarkoni aplikacionin e A2