Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Balluku: Keni shpërdoruar këtë koncesion, tani boll më

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 11:04 | Aktualitet
Balluku: Keni shpërdoruar këtë koncesion, tani boll më

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, paralajmëroi edhe një herë se do merren masa ndaj koncesionarit që administron Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pas grabitjes së miliona eurove të martën.

“Si ka mundësi që për herën e disatë keqbërësit arrijnë lehtësisht deri në shkallët e avionëve? Ne kemi besuar te dialogu, por tani boll më. Keni shpërdoruar këtë koncesion në mënyrën më brutale, duke cenuar imazhin e Shqipërisë. Koha ka mbaruar!”, u shpreh Balluku.

“Kjo kontratë ka qenë gjithmonë problematike. Edhe çmimet e kripura për udhëtarët vijnë si pasojë e kësaj kontrate. Nuk kam folur për masa ekstreme, por sigurisht situata kërkon zgjidhje imediate”, shtoi ministrja. “Koncesionari i paguan edhe gjobat dhe nuk i përmbush kushtet e sigurisë”.

“Nuk e prisnim që kjo ngjarje të përsëritej, megjithatë shteti ka qenë i vëmendshëm dhe reagimi i policisë ka qenë brenda sekondash, se përndryshe do kishim pasur të njëjtën histori dhe personi që u vra gjatë aksionit do të na rikthehej brenda gjashtë muajsh. Koncesionari nuk është i interesuar që të investojë në siguri, duke cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani