Çerekfinalet e E. League, Arsenal dhe Napoli, provë force për trofeun

Pas Champions-it kthehet edhe Europa League, me ndeshjet e para në turin çerekfinal. Sfida kryesore do të jetë ajo në Londër, ku Arsenali pret Napolin.

Të dyja skuadrat janë pretendente për ta fituar trofeun dhe dueli do të shërbejë si një provë force, përpara sprintit final të turneut.

Po në orën 21:00 do të luhen edhe ndeshjet Slavia e Pragës – Çelsi, me çekët që më parë eliminuan Sevijan.

Benfika pret në shtëpi Ajntrahtin e Frankfurtit, ndërsa në derbin spanjoll përballen Vijareali e Valencia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN