Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Çmenduritë e motit: shi, diell dhe breshër në kryeqytet

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 18:01 | Aktualitet

Shi, diell dhe breshër, kapriçot e motit këtë të enjte kanë bërë që kryeqyteti të ofrojë pamje si këto që kanë mbërritur në redaksinë e A2 CNN, ku rrugët janë mbushur me kokrra breshëri.

Në video duket Rruga e Kavajës, ku makinat ecin mbi breshërin e sapo rënë. Gjatë ditës, në qytet ka pasur edhe reshje të dendura shiu por edhe disa momente me rreze dielli.

Edhe nesër, Shqipëria do të ruajë të njëjtën tablo të motit, ku vranësira dhe shira afatshkurtër do të ndërpriten nga kthjellime kalimtare, ndërsa në mbrëmje do të ketë një përmirësim të përkohshëm. Temperaturat nesër do të ulen lehtë në mëngjes ndërsa vlerat do të luhaten nga 2 deri në 22°C.

Për sa i përket kontinentit, Europa juglindore dhe pellgu mesdhetar mbeten edhe nesër në kushtet e vranësirave me reshje kryesisht shiu, ndërsa në pjesën tjetër moti do të jetë i kthjellët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani