Dimër në mes të pranverës në SHBA, 12 shtete në alarm nga bora

Stuhi të forta bore kanë përfshirë dy Dakotat dhe Minestotën, ku erërat arritën deri në 160 km në orë. Paralajmërime janë lëshuar në 12 shtete qendrore, ku pritet të preken 1 milion vetë.

“Shtresa e akullit është kaq e trashë dhe e ngrirë sa të duket se po bën patinazh në ring”, tha një banor.

Kompanitë ajrore kanë siguruar strehim për udhëtarët e prekur, e disa prej tyre po ofrojnë riprenotime të biletave pa para.

Një tjetër shqetësim është ai i përmbytjeve. Në disa pjesë të rajonit sipas CNN, shtresa e borës mund të arrijë deri në 60 cm deri të premten në mëngjes, e ndjekur nga shiu, erërat shkatërruese e me shumë gjasë tornadot.

Nebraska, Kansasi dhe Ajoua pritetet ta vuajnë më shumë situatën, ndërsa banorët ende nuk e kanë marrë veten nga përmbytjet e mëparshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN