Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Grabitja në Rinas, eksperti: Po të ishte rrethuar, banda mund të kishte marr peng avionin

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 12:10 | Kronikë
Grabitja në Rinas, eksperti: Po të ishte rrethuar, banda mund të

Martin Biba, ekspert për sigurinë dhe aeroportet ishte i ftuar në A2 CNN për të komentuar mbi ngjarjen e bujshme të grabitjes së dy ditëve më parë në Rinas,  duke e parë në këndvështrimin e sigurisë dhe kompetencave të institucioneve përkatëse.

Sipas tij, edhe pse është ende herët për të thënë konkluzione, patjetër që përtej përgjegjësive të koncesionarit kinez ose të kompanisë të sigurisë private, opinioni publik percepton Shtetin si të vetmin që mundëson sigurinë në një perimetër aq delikat si aeroporti kombëtar.

Ngjarja komentohet nga Biba si “shumë e rendë, këtu nuk kemi të bëjmë me gabime njerëzore, por me sulme të armatosura, nëse banda do të ishte rrethuar nga policia ose nga ushtria, ata mund të merrnin peng avionin duke vendosur një fluturim diku tjetër”.

Edhe pse ai gjykon se “reagimi i policisë ishte i shpejtë, në fakt banda ia arriti qëllimit”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli