Grabitja në Rinas, ushtria rrethon aeroportin “Nënë Tereza”

Autoblindat e Policisë Ushtarakë do të patrullojnë në anën e jashtme të rrethimit të aeroportit, që në 9 prill u thye me lehtësi nga grabitësit.

Ndërsa në Komandën e Forcës Ajrore, e cila ndodhet më pak se 1 km larg terminalit të udhëtarëve, qëndrojnë në gatishmëri efektivë të Batalionit Special të ushtrisë. Mëngjesin e së enjtes Forcat e Ushtrisë u inspektuan nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Më herët, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku zgjodhi sallën e konferencave të Rinasit për të shigjetuar kompaninë koncensionare kineze si përgjegjëse për mungesën e sigurisë në aeroport.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat e ushtrisë do të qëndrojnë përkohësisht rreth Rinasit, derisa aeroporti i vetëm ndërkombëtar në vend të ketë sigurinë e nevojshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2