Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grusht shteti në Sudan, dorëhiqet presidenti pas 30 vitesh në pushtet

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 15:24 | Bota
Grusht shteti në Sudan, dorëhiqet presidenti pas 30 vitesh në

U finalizua në ditën e sotme grushti i shtetit në Sudan, ku ushtria rrethoi me trupa dhe mjete pallatin presidencial dhe hyri në selinë e televizionit shtetëror.

Trupat ushtarake njoftuan më pas krijimin e një qeverie të re tranzicioni ndërsa presidenti Omar Al Bashir dha dorëheqjen.

https://a2news.com/2019/04/11/ushtria-rrethon-pallatin-presidencial-mendohet-per-grusht-shteti-ne-sudan/

Zhvillimet pasuan protestat 5 ditore, gjatë së cilave mijëra vetë dolën në shesh për të kërkuar largimin e presidentit, në detyre prej 30 vitesh.

Të gjithë pjesëtarët e qeverisë u arrestuan pas dorëheqjes së kreut të shtetit. Në pranga edhe zv/presidenti i partisë së kongresit kombëtar, Ahmed Haroun, si dhe  truprojat e presidentit.

Turma e qytetarëve që protestonte prej ditësh shpërtheu në festë, duke brohoritur për rrëzimin e Al Bashir.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani