Ironia e Kryemadhit: Qeveria feston çdo vit përgjigjen pozitive të BE…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i kërkoi Kuvendit që të qartësojë pozicionin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas saj, qeveria trumbeton marrjen e një përgjigje pozitive në qershor nga Brukseli për hapjen e negociatave, ndërsa një vit më parë festoi pikërisht këtë moment.

“Ata deputetë që kanë pak dinjitet në atë parlament dhe ata deputetë me eksperiencë, të cilët e kuptojnë në rrugën pa krye që i ka futur Edi Rama, duhet të qartësojnë përfundimisht nëse qeveria shqiptare i ka hapur negociatat apo jo. Ju kujtoj deklaratën e qershorit të 2018-ës ku Edi Rama me shokë hapën shishen e shampanjës për të festuar hapjen e negociatave. Demagogjia dhe propaganda boshe për të lyer fasadat e godinave të kalbura ka mbaruar. Prandaj dhe 13 prilli do të jetë protesta e të gjithë qytetarëve”, tha Mokina Kryemadhi.