Kampionët rikthehen në atdhe, Rinasi “vishet” kuqezi për peshëngritësit

Shqipëria e mbylli me sukses Europianin e Peshëngritjes të zhvilluar në Gjeorgji, ku më i suksesshmi ishte Briken Calja.

Peshëngritësi nga Shtërmeni arriti të rrëmbejë 3 medalje, një ari dhe dy argjendi. Por edhe në zonën e medaljeve u fut edhe Erkand Qerimaj, i cili edhe pse konkurroi në baterinë B, sërish arriti të rrëmbejë një medalje bronzi. Ndërkohë, Daniel Godelli nuk mund të lërë gjurmë në këtë kampionat Europian.

Peshëngritësit shqiptarë mbërritën në Rinas mbrëmjen e së enjtes, ku u pritën aty nga dhjetëra apo qindra persona, jo vetëm familjarë dhe të afërm, por edhe mbështetës të tyre, të cilët mbanin në duar flamurin tonë kombëtar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN