Ofendoi gjyqtarin, Diego Costa bëhet shembull

Federata Spanjolle ka dhënë një dënim shembullor për sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa, i cili është përjashtuar për tetë ndeshje nga kompeticionet vendase. Në ndeshjen Barcelona-Atletico Madrid, sulmuesi spanjoll ofendoi gjyqtarin Gil Manzano nga e ëma.

Komisioni Disiplinor, pasi dëgjoi edhe një herë versionin e arbitrit vendosi për dënimin e gjatë, duke mos besuar versionin e sulmuesit. Kështu ai u dënua me 4 ndeshje për ofdenimin e gjyqtarit dhe 4 ndeshje të tjera pasi e kishte prekur me duar.

Praktikisht, sezoni i lojtarit është mbyllur, pasi duhen edhe 7 javë deri në fund të kampionatit spanjoll, ndërsa madrilenët janë eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit. Atletico momentalisht është në vend të dytë në renditje, me 11 pikë më pak se sa Barcelona, dhe vetëm 2 më shumë se sa Real Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN