Protesta e 13 prillit, opozita proteston, Rama udhëton

Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Matthew Palmer, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar jashtë vendit, me një agjendë jozyrtare.

Burimet pranë kryeministrisë pohojnë se ai do të jetë i pranishëm në seancën e së enjtes, ku do të diskutohet për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 Ndërsa burimet nga selia blu pohojnë për A2 CNN se sot nuk pritet një protestë masive përpara parlamentit, duke qene se organizimi kryesor i është dedikuar se shtunës.

Më 13 prill shefi i qeverisë nuk do të jetë në zyrë por për një vizite zyrtare në Kuvajt, duke shmangur për të tretën herë protestën e opozitës në Bulevard, këtë radhe me një biletë avioni.