Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama e Veliaj: Studentët në maj marrin kartën, konviktet rinovohen në verë

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 12:38 | Aktualitet
Rama e Veliaj: Studentët në maj marrin kartën, konviktet

Mëngjesin e së enjtes, Kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës e kanë nisur me një takim në Qytetin Studenti.

Kur mes të rinjve poshtohen pakënaqësitë për mosplotësimin në kohë të kërkesave, Kryeministri inspektoi konviktet e përfunduar.

Ai premtoi ndërtimin e kampusit universitar dhe rikonstruksionin e të gjitha konvikteve në vend.

Duke iu referuar konfliktit për ndërtimin e shkollës në universitetin bujqësor, Veliaj tha se sulmet për këtë projekt, por dhe të tjerë janë politikë.

Ndërkohë, njoftoi se pas një muaji nis shpërndarja e kartave të studentëve nga çdo fakultet në Tiranë.

Ndërsa Kryeministri nuk ka lënë pa ironizuar protestën e studentëve dhe shtyrjen e vitit akademik që, sipas tij, do kushtëzojë punimet në konvikte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë