Rama: Shqipëria progres i dukshëm, marrim rekomandim pa kushte në maj

Nga foltorja e Parlamentit, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria “ka ecur përpara në mënyre të dukshme dhe progres raporti që do publikohet në fund të muajit maj do të rekomandojë pa kushte” hapjen e negociatave për Shqipërinë, siç u theksua sipas tij edhe nga komisioneri për Zgjerimin i BE Johannes Hahn, nga momenti që “Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për të çelur negociatat”.

Detyra, që sipas tij, kryhen “jo se duhet t’i bëjmë qejfin Brukselit,  Gjermanisë, Francës e vendeve te tjera, por sepse duam të plotësojmë parametrat e një vendi evropian”.

Kryeministri sulmoi sërish opozitën që sipas tij “po eksporton konfliktet e brendshme jashtë vendit” dhe cilësoi reformën në drejtësi si  episod “kyç” i këtij procesi, duke mbrojtur edhe vendimet e diskutuara të Vettingut.

“Kush është mësuar të flasë dhe të recitojë përmendsh për peshq të mëdhenj, i duhet dhëne një përgjigje shumë e thjeshtë. Çfarë lloj peshqish janë ata që sot janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë?! Sa e kanë penguar ata këtë vend të zhvillojë një lufte sistemike me drejtësinë. Ata e kanë penguar jashtëzakonisht shumë, duke vendosur precedentë të rrezikshëm dhe duke e kthyer në normë”, deklaroi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN