Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Teatri Eksperimental, ''Salome'' provokon publikun dhe Herodin

Nga A2 CNN
11 Prill 2019, 16:44 | Aktualitet
Teatri Eksperimental, ''Salome'' provokon publikun dhe

Vepra më e njohur e Oskar Wild, Salome, vjen këtë fundjave premierë në Teatrin eksperimental. Me një kast aktorësh që përfshin emrat më të mirë të skenës teatrale, kjo tragjedi do të provokojë publikun me skena sensuale, por edhe me dialogun tronditës.

“Është vepër që ka një tufë skandalesh që do të tërheqë publikun, dhe për shtresat që ka publikun do të jetë i interesuar ta shohë tri-katër herë”, tha Alert Çeloaliaj, që interpreton Herodin.

Aktorja që do të veshë kostumin e Salomesë, Ermira Hysaj, thekson se kjo vepër ka qenë një sprovë e vështirë. “Eshtë një rol që nuk mund t’ia hedhësh dot më teknikë profesionale, duhet të thellohesh pafund”.

Yllka Mujo, që vjen si mbretëresha Herodia, ngjitet për herë të parë në skenën eksperimentale, pas shumë roleve në teatrin kombëtar. “Është një vepër jashtëzakonisht estetike, me tone dramatike, është një sfidë për aktorët”, tha Yllka Mujo.

Premiera Salome do të ngjitet në skenën eksperimentale të premten në mbrëmje, ndërsa publikun e fton të nxitojë për rezervimet nisur nga kjo fundjavë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli