Ushtria rrethon pallatin presidencial, mendohet për grusht shteti në Sudan

Edhe pse nuk ka ende një njoftim zyrtar, me shumë mundësi një grusht shteti i forcave të armatosura po ndodh në shtetin afrikan të Sudanit.

Sipas burimeve, ushtria ka rrethuar tashmë pallatin presidencial në Khartoum, që prej vitit 1989 është shtëpia e presidentit 75 vjeçar Omar al Bashir.

Tensioni ka arritur kulmin pas protestave të filluara në dhjetor, ku mijëra persona fillimisht kërkonin rritje minimale të kushteve të jetesës, dhe më pas u rebeluan regjimit të Al Bashir.

Omar al Bashir

Sipas burimeve, ushtria ka arrestuar eksponentë të lartë të qeverisë dhe aeroporti është deklaruar i mbyllur. Një deklaratë e rëndësishme në radio pritet nga një moment në tjetrin, dhe mediat mendojnë që mund të jetë njoftimi i rrëzimit të presidentit.  

Organizata  e profesorëve universitarë që ka nisur protestën, Sudan Professionist Association,  ka thirrur të gjithë protestuesit përpara shtabit qendror të ushtrisë.