Zyrihu shkarkon ish-lojtarin e Francës përmes postimit në Twitter

florent malouda chelsea 1il58xq806nut1brtllp36ekjw 1100x620

Lënia i lirë nga klubi për të cilën luan duhet të jetë një prej gjërave prej të cilave futbollistët janë më tepër të frikësuar, por klubi zviceran Zyrih ka shkuar një hap më tej duke “shkarkuar” Florent Malouda përmes një postimi në Twitter.

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Francës ishte punësuar si pjesë e stafit teknik por pas më pak se dy muajsh në këtë pozicion, mësoi përmes postimit në rrjete sociale se ishte shkarkuar.

“Zyrih dhe Florent Malouda kanë vendosur me mirëkuptim të ndërpresin bashkëpunimin e nisur së fundmi”, shkruhej në postim. Ndërsa vetë Malouda i është përgjigjur, duke shkruar: “Vërtet? Nuk e dija”.

38-vjeçari kishte filluar punë vetëm në muajin shkurt, por pa dhënë asnjë shpjegim tjetër, drejtuesit vendosën ta shkarkojnë.