Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dështon misioni izraelit në Hënë, vetëm për 150 metra

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 09:11 | Teknologji
Dështon misioni izraelit në Hënë, vetëm për 150

Duhet të ishte misioni privat i parë që zbriste në satelitin tonë të vetëm, Hëna. Por dështoi, 150 metrat e fundit.

Misioni izraelit që do të dërgonte sondën Beresheet në sipërfaqen e Hënës humbi sinjalin  metrat e fundit duke bërë të pamundur zbritjen e kontrolluar, Si pasojë, sonda precipitoi duke u shkatërruar tërësisht.

Pak minuta më parë, sonda kishte dërguar një fotografi që tregonte sa afër ndodhej, një selfi ku del në pah flamuri izraelit me shkrimin “Small country, big dreams” (Një vend i vogël me ëndrra të mëdha), dhe në fakt autoritetet nuk e quajnë këtë eksperiencë si fundi i eksplorimit të kozmosit nga Tel Avivi.

Kryeministri i sapo rizgjedhur, Benyamin Nethanyahu, komentoi ngjarjen duke inkurajuar investitorët dhe stafin shkencor: “Në qoftë se herën e parë nuk e arrimë, do të provojmë sërish”, komentoi ai.

https://twitter.com/TeamSpaceIL/status/1116430572551852032

Edhe i famshmi Buzz Aldrin, kozmonauti i parë amerikan që zbriti Hënën bashkë me Neil Armstrong, i dërgoi një mesazh duke thënë ”Mos humbni shpresën, puna e juaj e palodhur është frymëzuese për të gjithë”.

 Misioni duhet të ulej në të njëjtin vend ku në 11 dhjetorin e 1972 ishte ulur sonda Apollo 17 e NASA.

Sonda Beresheet ishte ndërtuar në Izrael nga kompania SpaceIL, një NGO që kishte përfituar rreth 100 milionë dollarë nga sipërmarrës, bota e kulturës dhe politikës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani