Gjykata e Tiranës kalon në gjykim “Babalen”, të pandehur Salianji, Alizoti dhe Veliu. Reagon Basha

Gjykata e Tiranës kaloi sot në gjykim dosjen “Babalja”. Të pandehur të çështjes janë ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Mësohet se Fredi Alizoti ka kërkuar gjykim të shkurtuar, tre të tjerët pushimin e gjykimit.

Nuk ka munguar reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka akuzuar gjykatësin Kastiot Gramshi dhe prokurorët e çështjes si “pengje të vettingut”.

“Sot prokurorët e çështjes dhe një gjyqtarë, të tre pengje të Vettingut, kanë pranuar që në vend që të nisin hetimet të çojnë në gjyq ku të denoncuesit, dhe jo kriminelët. Në këtë pikë ka ardhur vendi me Edi Ramën”, deklaroi Basha.

Basha paralajmëroi gjyqtarin Kastriot Gramshi dhe prokuroret e çështjes se nuk do t’ia hedhin Vettingut  “Të jeni të sigurt që Vettingu do t’ju bëhet publikisht nga Partia Demokratike”, duke i ftuar që “mos t’i bëjnë llogaritë me kriminelët në ikje, por me drejtësinë e re që po vjen”.

Shkarkoni aplikacionin e A2