Grabitja në Rinas, Marku: Hetimi nuk është pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme

Dosjet e bujshme në prokurori, nga krimi zgjedhor, ekzekutimet mafioze, deri tek grabitja spektakolare e së martës në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, kanë shtuar vëmendjen e opinionit publik ndaj punës së Prokurorisë.

Arta Marku, e cila po kërkon një mandat të plotë si Prokurore e Përgjithshme, ka qenë mjaft aktive javët e fundit, duke ngritur tonet ndaj prokurorëve, duke kritikuar dhe duke vënë në dyshim punën e tyre. Nuk e ka kursyer shqetësimin e saj për informacionet që dalin në media nga dosjet me interes të lartë hetimor por dhe publik.

Dhe se Arta Markut nuk i pëlqen prania e medias, e konfirmoi dhe sjellja e saj e fundit, kur në vend të një përgjigjeje për hetimet e graibtjes në aeroport, gazetarët morën shtyrje.

Dhe kjo nuk është hera e parë. I njëjti reagim kur u pyet për dosjet e famshme 339 dhe 184, ku opozita akuzon si të përfshirë Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin. Njësoj edhe kur gazetarët kërkuan informacion mbi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm FatmirXxhafaj.

Arta Marku u zgjodh me 18 dhjetor 2017 Prokurore e Përgjithshme e përkoshme mes kundërshtive të forta të opozitës, për një proces, sipas saj, antikushtetues. Ajo sot kërkon të jetë në krye të akuzës me mandat të plotë.

Shkarkoni aplikacionin e A2