Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hetimi ndaj Muratajt, Prokuroria sekuestron llogari, prona dhe mjete

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 18:13 | Kronikë

Të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Admir Muratajt, grabitësit të vrarë në 9 prill të këtij viti, pas grabitjes në pistën e Aeroportit të Rinasit, dhe familjarëve të tij, si dhe një llogari bankare prej 300 mijë eurosh, janë vendosur nën sekuestro me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo e fundit, në kuadër të hetimit të nisur më parë ndaj Admir Muratajt dhe të vëllait, Aleksandrit, për tre grabitjet e mëparshme të kryera në shkurt dhe dhjetor të virit 2015 dhe në shkurt të vitit 2017, ka identifikuar një sërë pronash të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat nuk justifikohen nga vëllezërit Murataj dhe familjarët e tjerë të tyre.

Sipas Prokurorisë, këto prona dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i vëllezërve Murataj, të grabitjes së vlerave monetare por edhe nga aktiviteti i paligjshëm i grabitjeve që dyshohet se kanë kryer në Greqi. Dhe për rrjedhojë, për të shmangur tjetërsimin e këtyre pronave te persona të tjerë, Prokuroria ka vendosur sekuestron, me qëllimin final për t’i konfiskuar në favor të shtetit, pasi dënimet ndaj dy vëllezërve Murataj të marrin formën e prerë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli