Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mbante 160 kile drogë në garazh, arrestohet shqiptari në Romë

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 13:15 | Bota
Mbante 160 kile drogë në garazh, arrestohet shqiptari në

Policia e Romës filloi të dyshoi kur një djalë 30 vjeçar me motor shmangu kontrollin e tyre pasi kishte futur një pako të dyshimtë. I kapur nga forcat e rendit pas një ndjekje të shkurtër, i arrestuari që u konfirmua si shqiptar hapi çantën ku kishte 6 kile hashash me vete.

Nga kërkimet në shtëpinë e tij, u gjet një depozitë lëndësh narkotike. Plot 160 kile të ndara në hashash dhe marjiuanë, por edhe disa kile kokainë, që shqiptari mbante në garazhin e shtëpisë.  

Me shumë gjasa, 30 vjeçari shqiptar kishte rolin  e korrierit të një organizate shumë më të strukturuar që tani forcat e rendit italiane po kërkojnë të identifikojnë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë