Mbante peng prej disa ditësh një person, arrestohet në Fushë Krujë

U finalizua me sukses një operacion i policisë në Nikël të Fushë Krujës, që prej ditësh ishte vendngjarja e një pengmarrje.

Sipas burimeve të policisë, një shtetas me inicialet B.Z. mbahej peng prej 4 ditësh nga dy persona, për arsye që dyshen të jenë të përfitimit material.

Pas ndërhyrjes të forcave të posaçme operacionale, u bë i mundur arrestimi në zonën e Niklës të shtetasit E.M. 24 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij B.XH.

Viktima  e pengmarrjes është në gjendje të mira shëndetësore.