Një i vdekur dhe tre të plagosur në ceremoninë mortore të Nipsey Hussle

Ceremonia mortore e Nipsey Hussle u shënua nga skena të tjera dhunë të enjten në mbrëmje në Los Anxhelos, ku për shkak të të shtënave një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Në mes të rrugëtimit të makinës funerale që mbante arkivolin e reperit të vrarë në fund të marsit, u dëgjuan të shtëna armësh, edhe pse policia më vonë sqaroi se ngjarja kishte ndodhur disa blloqe pallatesh më larg.

Hussle, pjesëtar i një bande rrugësh i shndërruar së fundmi në aktivist, po përpiqej që të ndihmonte komunitetin e zonës së tij në Los Anxhelos, por me sa duket problemet nuk iu ndanë. Megjithatë ai mbeti një njeri i dashur për komunitetin dhe gjatë shërbimeve funerale për nder të tij një ditë më parë morën pjesë 21 000 vetë.

Incidenti më u fundit vjen vetëm pak ditë pasi një tjetër përplasje me armë ndodhi në një ceremoni për nder të tij, para dyqanit të rrobave në pronësi të Hussle, ku edhe u qëllua për vdekje. Policia e Los Anxhelosit ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa forca të shumta po përpiqen të kapin sa më shpejt autorin e dyshuar të vrasjes, të identifikuar tashmë, për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN