Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Peshëngritje, Krenar Shoraj i jep Shqipërisë një tjetër bronz

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 10:37 | Sporte të tjera
Peshëngritje, Krenar Shoraj i jep Shqipërisë një tjetër

Befasi e këndshme në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes. Në Batumi të Gjeorgjisë, ishte radha e Krenar Shorajt për të hipur në podium.

27-vjeçari fitoi medaljen e bronzit, në stilin e shtytjes, në peshën deri në 89 kilogramë. Peshëngritësi kuqezi arriti të ngrinte 185 kilogramë prej provës së parë, ndërsa tentoi pa sukses të rrëmbente medaljen e argjendit.

Shoraj e mbylli konkurrimin në dygarësh në vendin e gjashtë, i penalizuar edhe nga paraqitja jo e kënaqshme në stilin e shkëputjes.

Me bronzin e fituar nga peshëngritësi vlonjat, Shqipëria siguroi medaljen e pestë në Evropianin e peshëngritjes, pas arit dhe dy argjendeve të Briken Caljas dhe bronzit të Erkand Qerimajt.

A2 CNN Livestream

Dita jonë