Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

PPP-të i kalojnë Parlamentit. Hyn në fuqi vendimi

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 12:21 | Ekonomi
PPP-të i kalojnë Parlamentit. Hyn në fuqi vendimi

Koncesionet e formës së Partneritetit Publik Privat do të kalojnë përmes Parlamentit. Vendimi i qeverisë tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon që kontratat e PPP-ve të miratohen me ligj të veçantë nga Kuvendi.

Në këtë mënyrë, shtohet një hallkë tjetër për këto lloj projektesh, që synon të rrisë kontrollin dhe monitorimin e PPP-ve. Vendimi vjen vetëm pak muaj pasi qeveria kaloi disa ndryshime në ligjin për koncesionet PPP, duke eliminuar ofertat e pa kërkuara në infrastrukturë pas datës 1 Korrik 2019, heqjen e sistemit të bonusit me pikë dhe zëvendësimin e tij me një mekanizëm kompensimi, si edhe ngritjen e Komitetit të Përzgjedhjes së Projekteve.

Kalimi i kontratave përmes Kuvendit kishte qenë edhe një kërkesë e shprehur më parë nga disa deputetë, midis tyre edhe zëvendëskryeministrin aktual, Erion Braçe, por ka qenë edhe pjesë e propozimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë qeveria nuk ka përfshirë në ndryshime, kërkesën e bërë nga opozita, por edhe institucionet financiare ndërkombëtare, për kontabilizimin e kostove të PPP-ve në borxhin publik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë