Prokuroria kërkon sekuestrimin e pronave të Muratajt

Prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të Admir Muratajt, njërit prej grabitësve që mbeti i vrarë në grabitjen e 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit si dhe familjarëve të tij, vëllait dhe bashkëshortes.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të hetimit të nisur më parë për Admir Murataj dhe të vëllain Aleksandër Murataj, për 3 grabitjet e mëparshme të autoblindave që transportonin vlera monetare drejt aeroportit te Rinasit.

Admir Murataj

 Mes pronave që kërkohen të sekuestrohen janë 9 automjete të ndryshme dhe motorë, apartamente në Tiranë dhe Sarandë, sipërfaqe të ndryshme toke, vila e Admir Murataj në Vorë si dhe një llogari bankare prej 300 mijë eurosh.

Këto prona sipas prokurorisë nuk justifikohen nga Admiri dhe familjarët e tij nga të ardhura të ligjshme

Shkarkoni aplikacionin e A2