Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Protesta e opozitës, Rama e "shmang" me një biletë avioni

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 18:43 | Politikë
Protesta e opozitës, Rama e "shmang" me një biletë

Protestat e opozitës, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i shohë si publik i thjeshtë nga TV. Në asnjë nga ditët kur është protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ai nuk ka qenë në zyrë.

16 shkurtit, protestës nga e cila u mor vendimi i opozitës së bashkuar për të djegur mandatet, shefi i Qeverisë iu kundërpërgjigj me një tjetër aktivitet masiv në Vlorë. Një muaj më vonë, po në bulevard, opozita rrethoi Kryeministrinë me marshime. Zyra e Kryeministrit ishte bosh. Rama u zhvendos në Berat me “Bashkinë që Duam”.

Protesta e tretë kombëtare e opozitës do të jetë të shtunën pasdite. Kryeministria dhe policia kanë marrë masat e sigurisë. Mbrojtja e markizës në hyrje të godinës, gardhe rrethuese alumini, kamera sigurie, këto janë vetëm disa prej masave. Por edhe të shtunën, shefi i Qeverisë nuk do të jetë në Tiranë. Mësohet se ai do të ketë nisur një vizitë zyrtare në Kuvajt, duke shmangur për të tretën herë protestën e opozitës në bulevard… këtë radhë me një biletë avioni…

A2 CNN Livestream

Dita jonë