Reagon ”komandanti” Meta, kërkon bazën ligjore për ushtrinë në aeroport

Ndërhyrja e ushtrisë për sigurinë në aeroportin e Rinasit, ka sjellë reagimin e presidentit Ilir Meta. Si komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Meta kërkon informacion mbi kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

Kreu i shtetit kërkoi zyrtarisht informacion te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi,  saktësoi se pasi të jetë informuar lidhur me kushtetutshmërinë e këtij vendimi, presidenti i Republikës mund të ketë një reagim publik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN