Samiti në Kroaci, Rama, takim kokë më kokë me Tsipras

Kryeministri Edi Rama takohet sot me homologun grek Aleksis Tsipras, në vazhdën e punimeve të samitit të Evropës qendrore e juglindore dhe Kinës në Dubrovnik të Kroacisë.

 Lajmi për takimin bëhet i ditur nga mediat greke që citojnë një deklaratë të zyrës së shtypit të kryeministrisë.

 Siç thuhet, bisedimet nisën në 10, ndërsa më vonë pritet edhe një prononcim për shtyp nga lideri grek.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN