Varrimi i Admir Muratajt, refuzohet leja për vëllain e burgosur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka pranuar t’i japë leje Aleksandër Muratajt, vëllait të Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes në Rinas.

Aleksandri ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për tre grabitjet e mëparshme të blindave që transportonin para. Refuzimi i lejes për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të vëllait, ka ngjallur pakënaqësi, jo vetëm tek Aleksandri, por edhe te të burgosurit e tjerë të paraburgimit në burgun 313, të cilët me reagimet e tyre kane tensionuar situatën brenda ambienteve.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka dhënë shpjegime mbi arsyet e refuzimit të lejes për Aleksandër Muratajn, por mendohet se shkaqet kanë të bëjnë me çështje të sigurisë.