Basha: “Lumi” i sovranit ka rrethuar “ishullin” e padrejtësisë! Po bie muzgu i zi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nisi fjalën e tij përballë protestuesve te Kryeministria duke thënë se “lumi” i sovranit ka rrethuar “ishullin” e padrejtësisë! Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet”, tha ai.

“Që nga koha e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një pakicë më të urryer. Nuk kanë parë njeri më barbar ndaj popullit të tij. Njeriu që hyri në histori që hodhi gaz në shtëpitë e qytetarëve, që t’ju prishë shtëpitë dhe veten e tij.

Ky është muzgu u bashkimit më të madh të shqiptarëve mbi rrënojat e pushtetit kriminal të Edi Ramës. Asgjë nuk e ndal më këtë bashkim, as frika dhe as barbaria e horrave dhe as gazi lotsjellës. Nuk na përçan dot, populli është i vendosur, Shqipëria është e bashkuar.

Kjo është Shqipëria e burrave dhe grave, e gegëve dhe toskëve, e myslimanëve dhe të krishterëve që i thotë Ramës dhe bandës së tij: shporru!”, tha Basha.