Befason Spal, i shtyn festën Juventusit

Moise Kean vijon të vendosë rekorde me skuadrën e Juventusit, duke shënuar sërish në Serie A, por Spali i shtyu festën e titullit Juventusit.

19-vjeçari shënoi i parë në këtë transfertë për bardhezinjtë, por vendasit besuan në një fitore dhe ia dolën.

Bonifazi barazoi me nisjen e pjesës së dytë, ndërsa Floccari shënoi golin e fitores për Spalin.

Tre pikë të arta për skuadrën e Spalit në luftën e saj për mbijetesë, të cilat e largojnë nga zona e rënies nga kategoria, ndërsa për Juventusit duhet ende edhe një pikë për të zyrtarizuar titullin këtë sezon.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN