Bilanci i aksionit opozitar: Djegie të mandateve, valë protestash “Rama ik”

Partia Demokratike mban protestën e tretë kombëtare, pjesë e nëntë e protestave të saj për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Data e 16 shkurtit i hapi rrugë nisjes se një valë protestash nga opozita, që kërkesë të pandryshuar kanë vetëm atë te një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira.

Pikërisht me këtë mesazh, lidershipi opozitar I ftoi shqiptarët në protestën e parë, e cila përfundoi të kishte akte dhune. Policia ,që prej asaj dite, nuk ka munguar në asnjë prej artikulimeve të kryedemokratit Lulzim Basha.

“Aktet e dhunës janë shkaktuar si një skenar dhunënxitës të Edi Ramës të zbatuar nga narkokupola e Policisë së Shtetit”, deklaronte atëherë Basha.

Një muaj më vonë, opozitarët i dolën sërish përballë Kryeministrisë duke e rrethuar disa herë simbolikisht, për t’u zhvendosur më pas tek godina e Kuvendit të Shqipërisë. Skenari i dhunës dhe gazit lotsjellës u përsërit, sikurse edhe paralajmërimi i Lulzim Bashës.

16 marsi, ishte protesta e 5 në radhë dhe ndërkombëtarët ishin shprehur kundër vendimit për të lenë Kuvendin. Por, kjo nuk ndikon në bindjen e Lulzim Bashës se rrugë të mesme veç largimit të qeverisë Rama nuk ka, prandaj, në marshimin e dytë kombëtar, thirrjet e lidershipit të PD, kërkonin të dëgjoheshin pikërisht prej tyre.

Në dy muaj në rrugë, tonin e protestës e forcoi akti i 21 shkurtit, kur Partia Demokratike dhe aleatet e saj ndërmorën aktin ekstrem të djegies se mandateve. Edhe një herë me kërkesën e një qeverie teknike, shqiptarët janë thirrur në protestë, në 13 prill. Këtë herë në orën 18.00 të pasdites.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN